28.09.2020 - 07:39
Moti i keq ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës këtë të hënë.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë ka shkaktuar disa dëmtime përgjatë Lungomares.
Disa pemë dhe kabina prej druri janë rrëzuar.
Lundrimi detar vijon të jetë i pezulluar për shkak të motit të keq.