MENU
klinika

Konfirmohet pjesëmarrja

Shqipëri-Greqi/ Rama vizitë në shtetin helen

11.09.2020 - 12:28

Në datat 15 dhe 16 shtator, Kryeministri Edi Rama, pritet të vizitojë Athinën.

Lajmi bëhet publik prej qeverisë greke, e cila konfirmoi pjesëmarrjen e zotit Rama në cilësinë e kreut të OSBE në takimin që do të mbahet ne Grand Resort Lagonisi të Athinës.

Rama pritet të mbërrijë në Athinë pasditen e datës 15 shtator dhe do të largohet pasditen e datës 16 shtator.

Burime qeveritare greke thanë se ende nuk kanë një axhendë të detajuar të kryeministrit shqiptar, por është e sigurt që kryeministri shqiptar pritet të ketë takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, ministrin e jashtëm Nikos Dendias, si dhe me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare.