Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur në avantazh pjesë e parë në Bjellorusi. 0-1 për Shqipërinë në 45 minutat e para. Megjithatë, e rëndësishme është të mbahet avantazhi deri në fund.
Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua nga Cikalleshi në minutën e 23-të. Hysaj nga e djathta pason për sulmuesin, i cili krijon hapësirë dhe nga jashtë zonës dërgon topin në rrjetë, duke përfituar edhe nga një devijim i lehtë.
Bjellorusi – Shqipëri 0-1
Cikalleshi 23’
Bjellorusia: Gutor, Zolotov, Martinoviç, Naumov, Bordaçev, Nekhjajçik, Iablonski, Seliava, Staseviç, Dragun, Lisakoviç. Trajner: M. Markhel.
Shqipëria: Strakosha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Gjasula, Bare, Abrashi, Trashi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: E. Reja.