MENU
klinika

Rekordi

Shqiptari 15-vjeçar, më i riu që shënon në Irlandë

05.09.2020 - 12:35

Talentët shqiptarë, të lindur dhe rritur në vendet e tjera, po lënë gjurmë në Europë, madje duke thyer edhe rekorde. Kevin Zefi është padyshim një nga shqiptarët më të talentuar për moshën e tij.

Futbollisti 15-vjeçar ka lindur në Irlandë dhe konsiderohet si një nga lojtarët më premtues, teksa për të ka shfaqur interes edhe Inter, që dëshiron ta afrojë pranë akademisë zikaltër.

Ai është pjesë e klubit Shamrock Rovers, teksa mbrëmjen e djeshme ishte u aktivizua me ekipin e parë dhe arriti të gjejë rrugën e rrjetës, në humbjen 1-2 të ekipit të tij ndaj Longford Town.

Zefi është pjesë e kombëtares U-15 të Irlandës dhe shumë shpejt pritet të ngjisë shkallët e futbollit në rag kombëtar. Prindërit e tij janë me origjinë nga Shkodra dhe kombëtarja jonë duhet të nisë ofensivën për ta bërë të tyrin. Sulmuesi shqiptar u bërë lojtari më i ri në historinë e futbollit irlandez, që shënon në një ndeshje zyrtare të futbollit të të rriturve.

“Kevin Zefi është bërë golashënuesi më i ri në historinë e Ligës së Irlandës me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme në Divizionin e parë kundër Longford Town.Lojtari i Irlandës U15, i cili hyri si zëvendëses në pjesën e dytë, shënoi golin e parë në futbollin e të rriturve.

Me vetëm 15 vite e 206 ditë, Zefi theu rekordin e mëparshëm të vendosur nga Steven McGan i Limerik në vitin 2010, me gati gjysmë viti. Punë e paqme Kevin, gjëra të tjera të të mira të presin me punë, përpjekje dhe mundësi te Shamrock Rovers”,- shkruan klubi irlandez në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I biri i ish-kapitenit të Kombëtares

As Shqipërinë dhe as Skocinë, Rocco Vata zgjedh…