MENU
klinika

'Lufta' në Wall Street

Si i humbi Elon Musk plot $78 miliard?

14.09.2020 - 06:59

Aksionet e sapo-ndara të Tesla-s u goditën fort gjatë “gjakderdhjes” së kompanive teknologjike në Wall Street, duke u zhytur me një të tretën për pak ditë përpara se ta merrte disi veten.

U godit gjithashtu nga lajmi surprizë që prodhuesi i makinave elektrike ende nuk ka arritur standardet për t’u bërë pjesë e S&P 500, gjë e cila do të rriste oreksin për aksionet e saj nga fondet e indeksit.

Elon Musk, i cili së fundmi u bë vetëm njeriu i pestë në botë të vlerësohet mbi $100 miliard, e ka parë pasurinë e tij të zvogëlohet në më pak se një javë deri në $78 miliard.