MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si kryhet dhe si funksionon fertilizimi in vitro?

17.09.2020 - 06:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si kryhet dhe si funksionon fertilizimi in vitro?

Përgjigjet mjeku: Stimulohen vezoret e pacientes dhe monitorohen nga mjeku specialist. Në bazë të monitorimit përcaktohet dhe dita në të cilën do aspirohen vezët. Pas marrjes së vezëve nga pacientja femër ato vijnë në Laborator ku fillimisht kryhet identifikimi i maturimit të tyre. Në të njëjtën ditë partneri mashkull depoziton në laborator materialin e tij spermatik ku me anë të teknikave laboratorike bëhet e mundur identifikimi i spermatozoideve që do të injektohet brenda vezës. Pasi ky bashkim kryhet, atëherë vezët e pllenuar inkubohen.
Kur vendosen embrionet në mitër? Çfarë përqindje suksesi ka?
Kryesisht transferimi i embrioneve kryhet në ditën e 3 ose të 5 të ndarjes qelizore. Probabiliteti që procedura të rezultojë e suksesshme është 35-40%.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.