Epidemologu Ilir Alimehmeti shtron disa pyetje mbi faktin se sa impakt pati Covid-19 mbi vdekshmërinë duke pasur fokus të veçantë moshat e reja. Gjithashtu në statusin në rrjetin social “Facebook” Alimehmeti shpjegon se në varësi të menaxhimit nga të situatës nga shtete të ndryshme.
Alimehmeti shkruan se për të kuptuar më shumë rreth këtyre çështjeve, duhet të përdoret vetëm treguesi i “vdekshmërisë me tepri”.
Duke u bazuar tek të dhënat e “EuroMOMO” një instrument monitorues i vdekshmërisë Europiane, që zbulon dhe mat vdekjen me tepri në lidhje me gripin, pandemitë apo problemet e tjera të shëndetit publik, Alimehmeti tregon se në nivel Europian moshat e reja nuk shfaqin asnjë vdekshmëri me tepri.
“0-14 vjeç – Zero vdekshmëri në tepri as në krahasim me pritshmërinë dhe as në krahasim me vitet e kaluara.
15-44 vjeç – Vdekshmëri pak më e lartë se pritshmëria (rreth 100 vdekje në tepri për rreth 3 javët e marsit-prillit). Kujdes ky numër ka gjasë të jetë ndikuar më shumë nga moshat 30-44 vjeçare, të cilat janë brenda këtij intervali.
Moshat më të larta kishin vdekshmëri në tepri të lartë në mars-prill dhe më pas ka rënë në normalitet” shkruan më tej Alimehmeti në statusin e tij.
Për sa i përket vdekjeve në moshë të re në nivel Europian, duket se gjatë këtij viti shifrat janë më të ulta se vitet e tjera. Ndërsa moshat më të larta kanë vdekshmëri në tepri shumë më të lartë se çdo vit tjetër.
Sipas konstatimeve të Alimehmetit nga statistikat e EuroMOMO tregojnë se vdekje me tepri ka pasur vetëm Spanja, Belgjika dhe Suedia, ndërkohë që shtetet e tjera Europiane nuk kanë vdekshmëri në tepri.
“Cilat shtetet patën ecurinë dhe menaxhimin më të mirë të matur përmes vdekshmërisë në tepri?
Shtetet shëmbullore ku vdekshmëria në tepri është gjithmonë brenda pritshmërisë (nuk kalon vijën e kuqe të 5 devijacioneve standarde):
Austria
Danimarka
Estonia
Finlanda
Gjermania
Greqia
Hungaria
Luksemburgu
Malta
Norvegjia
Shtetet e ndërmjetme, ku vdekshmëria në tepri është ndërmjet 5-20 devijacione standarde. Pika më e lartë e devijacionit standard është shënuar për çdo shtet:
Irlanda (z = 10.6)
Italia (z = 17.0)
Portugalia (z = 8.4)
Suedia (z = 12.9)
Zvicra (z = 11.7)
Irlanda e Veriut (z = 8.8)
Skocia (z = 15.9)
Wales (z = 18.1)
-Shtetet e keqmenaxhuara, ku vdekshmëria në tepri është mbi 20 devijacione standarde. Pika më e lartë e devijacionit standard është shënuar për çdo shtet:
Belgjika (z = 25.6)
Franca (z = 24.1)
Hollanda (z = 21.8)
Spanja (z = 43.6)
Anglia (z = 34.2),” përcaktohet më tej në statistika.
Nga analizimi i këtyre statistikave Alimehmetit ka konstatuar se menaxhimi ideal i pandemisë është krejtësisht i mundur, duke qenë se 10 shtete ndër 24 (41.7%) nuk kanë pasur asnjë vdekshmëri në tepri.
Ai shpjegon se ka shumë gjasë që, falë fenomenit të njohur në gjuhë teknike “harvesting”, shumë prej shteteve të hyjnë në pritshmërinë vjetore të vdekshmërisë deri në fund të vitit.