MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të kuptoj nëse kam parazitë në zorrë?

25.09.2020 - 11:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si të kuptoj nëse kam parazitë në zorrë?

Mjeku: Nëse keni një apo disa nga simptomat e mëposhtme atëherë keni parazitë:

-Lodhje ose dobësi
-Diarre
-Të përziera ose të vjella
-Gazra

-Dhimbje stomaku
-Humbje peshe
-Anemi
-Çrregullime të gjumit
-Ankth
-Kruajtje akute rreth rektumit

Nëse mendoni se mund të keni parazitë të zorrëve, duhet të kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt që të jetë e mundur. Mjeku do ju këshillojë të kryeni testin, të përshkruajë trajtimin dhe të rekomandojë masat parandaluese. Pas trajtimit, mjeku do kërkojë testimin fekal për t’u siguruar që parazitët janë zhdukur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.