“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si të njohim toksoplazmozën okulare?
Mjeku: Toksoplazmoza okulare është një sëmundje e shkaktuar nga paraziti i quajtur toxoplasma gondii. Bëhet fjalë për një infeksion të përhapur që prek gati 500 milionë njerëz në të gjithë botën. Por jo të gjithë të infektuarit shfaqin këtë patologji specifike për sytë.
Simptomat e toksoplazmozës shfaqen në prani të një sistemi të dobët imunitar apo ndjekur nga një infeksion para lindjes, që në mitër. Forma okulare është e vështirë të dallohet dhe zakonisht sjell mjegullim të shikimit duke çuar dhe në verbëri.
Diagnostikimi i toksoplazmozës okulare është shumë komplekse. Ajo kryhet në bazë të aspektit klinik, pra, duke vëzhguar lëndimet në sy. Analizat mjekësore mund vetëm të konfirmojnë ose jo kontaktin me parazitin.
Për shembull, analizat sierologjike që të japin mundësinë e vëzhgimit të një pranie të mundshme antitrupash në rastin e infeksionit tregojnë vetëm nëse personi është i infektuar. Siç e thamë, shumë njerëz nuk zhvillojnë toksoplazmozën okulare.
Okulisti vëzhgon një lëndim fokal të retinës, e lidhur me një shenjë që prek gjithashtu dhe koroidin, membranën e syrit. Analizat në laborator mund të çojnë drejt një diagnoze të duhur, por prapë nuk janë në gjendje ta konfirmojnë.
Duhet një ekzaminim i plotë i syrit nga një profesionist i specializuar për të mos anashkaluar as një shenjë të vogël të sëmundjes.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.