“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si trajtohet ngrirja e qafës?
Mjeku: Në përgjithësi, për të trajtuar këtë sëmundje këshillohet të merren antiinflamatorë nga goja gjithmonë me përshkrim nga mjeku dhe aplikim i akullit apo pakove me ujë të ftohtë në këtë zonë për periudha të shkurtra. Kjo zvogëlone ënjtjen dhe dhimbjen.
Në rastet më të rënda është i nevojshëm rehabilitimi përmes fizioterapisë. Nëse asnjë nga këto metoda nuk funksionon këshillohet të vijohet me injektimin e kortikosteroideve në zonën e dhimbjes. Vetëm në rastet kronike vlen kirurgjia.
Vetëm për rastet e lehta
Nëse dhimbja është e lehtë mund të ndiqen disa ushtrime të thjeshta që relaksojnë muskujt dhe qetësojnë dhimbjen. Mbani shpinën drejtë dhe bëni frymëmarrjen e duhur. Megjithatë sërish këshillohet që para se të bëni këto ushtrime duhet të komunikoni me mjekun e duhur.
Nga ana tjetër ka masa të tjerë që lehtësojnë dhimbjen si:
Ndërpreja e çdo aktiviteti fizik për tri ditë
Masazhimi me delikatesë (për të përshpejtuar qarkullimin e gjakut dhe për të përhapur nxehtësinë)
Ndiqni një regjim ushqimor të pasur me ushqyes.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.