MENU
klinika

Aktorja habit me përgjigjen rreth shtatzënisë

“S’jam dhe s’do jem kurrë”

11.09.2020 - 12:50

Aktorja e famshme, Jennifer Garner, ka hedhur poshtë të gjithë zërat se është në pritje të ëmbël. Dyshimet se ajo është shtatzënë nisën kur 48-vjeçarja postoi një video në “Instagram” nga ferma e saj në Locust Grove, Oklahoma.

E një ndjekës i komenton duke e pyetur: “A je shtatzënë?”. Ylli i “Hollywood”-ut e ka lexuar këtë dhe ka vendosur që t’i përgjigjet menjëherë.

“S’jam dhe s’do jem kurrë”, aktorja e njohur habit me

Ajo u shpreh se është nënë e tre fëmijëve të shëndetshëm dhe nuk dëshiron të bëjë më fëmijë të tjerë. “Unë jam 48-vjeç. Kam tre fëmijë të shëndetshëm, nuk jam dhe nuk do jem kurrë më shtatzënë,”– iu përgjigj prerazi aktorja.

“S’jam dhe s’do jem kurrë”, aktorja e njohur habit me

Gjithashtu Jennifer Garner shtoi se mund të ketë fituar peshë gjatë periudhës së izolimit për shkak të COVID-19. “A kam fituar peshë gjatë COVID-19? Ndoshta, por kjo është histori tjetër,”- shtoi ajo.