Shqiptari Dritan Abazoviç, i cili është kthyer në faktor politik në Mal të Zi ka këkruar falje për deklaratën e tij se heroi kombëtar i Shqipërisë, Skënderbeu ishte serb.
Në një intervistë së fundmi në gjuhën shqipe, Abazoviç ka kërkuar falje për deklaratën e bërë, duke u shprehur se e gjitha ka qënë një lapsus, dhe se ai ishte nxitur nga gazetari ta bënte një deklaratë të tilla.
Më tej ai shtoi se në pjesën e dytë të emisionit kishte folur edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe për pavarësinë e Kosovës.
“Ajo deklaratë nuk ka pasur qëllim të keq dhe unë absolutisht pranoj gabimin. Kam kërkuar falje publike lidhur me atë. Në të dytën pjesë të emisionit, kam folur për pavarësinë e Kosovës.
Kam folur për Hashim Thaçin. Kur ka thënë lidhur me çështjen e Skënderbeut, kam thënë që figura e tij është paqësore dhe burrni.
E kam bërë gabimin dhe kam kërkuar falje. Kush ka dashur ta kuptojë që është bërë një lapsus e ka kuptuar.
Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka imponuar gazetari”, ka thënë ai.