Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ndryshon skuadër, por mbetet në Turqi. Shtatlarti kavajas firmos me klubin turk Konyaspor. Ashtu siç ishte paralajmëruar, 30-vjeçari është prezantuar sot në ambjentet e klubit duke firmosur për dy vite.
Futbollisti kuqezi mbyll në këtë mënyrë aventurën me Akhisarspor, duke realizuar gjatë sezonit të fundit 8 gola në 26 takime, pak krahasuar me më parë, teksa sezonin më të mirë e ka 11 gola në total.
Kujtojmë që në Superligën turke tashmë do të luajë dhe sulmuesi tjetër i Shqipërisë, Armando Sadiku, i cili është transferuar tek Erzurumuspor, që sapo është ngjitur në elitën e futbollit turk.
Sokol Cikalleshi İttifak Holding Konyaspor’umuzda ✍️
➡️ https://t.co/3paVv52Yq5 pic.twitter.com/zN3TSZrM7i
— İttifak Holding Konyaspor (@konyaspor) September 11, 2020