MENU
klinika

Ja ç'pritet të miratohet

Sot Kuvend/ Opozita thërret në interpelancë ministrin Klosi

17.09.2020 - 09:31

Sot (17 shtator) do të zhvillohet seanca e dytë parlamentare pas rikthimit nga pushimet.

Në rendin e ditës dy janë çështjet kryesore, interpelanca e thirrur nga opozita me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi dhe miratimit të emrave të Komisionit të posaçëm parlamentar për përzgjedhjen e kandidaturave drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do t’i hap dyer PD-së për të hyrë në Kuvend, pas rreth 2 vitesh jashtë.

Komisioni i Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re do të përbëhet Alket Hyseni, Adnor Shameti e Damian Gjiknurin nga mazhoranca, Edmond Stojku dhe Myslim Murrizi nga opozita e re dhe Oerd Bylykbashi i opozitës jashtëparlamentare.

Rendi i ditës i seances plenare eshte si me poshte:
1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 07.09.2020.
2. Njoftimi i 9eshtjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim.
3. Interpelance me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit kerkuar nga deputeti Vasil Sterjovski.
4. Projektligji “Per aderimin ne amendamentin DOHA te Protokollit te Kiotos te Konventes kuader te Kombeve te Bashkuara per ndryshimet klimatike aderuar me ligjin nr. 9334, date 16.12.2004”.
5. Projektligji “Per denoncimin e marreveshjes se huas ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Fondit Saudit per Zhvillim per financimin e projektit “Rehabilitimi i rruges se Lumit te Vlores” ratifikuar me ligjin nr. I 00/2017″”.
6. Projektvendim “Per krijimin dhe perberjen e komisionit te posaçem parlamentar te shqyrtimit dhe perzgjedhjes se kandidaturave per organet drejtuese te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve: Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve, Komisionit Rregullator, Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve si dhe per Nenkomisionerin Shteteror te Zgjedhjeve”.

III. Ngarkohen sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dlites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen edokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.