FRESSH Voice ka startuar garën për të zgjedhur lidershipin e saj të ri teksa kjo pasohet nga udhëzimi i Ramës për të riformatuar këtë strukturë.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në çeljen e garës tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës, ka folur për rolin e FRESSH në zgjedhjet e 25 prill dhe për ndikimin tek partia kryesore.
Balla theksoi se PS ka koalicion vetëm me njerëzit e thjeshtë teksa i duhet dhe një i tillë me të rinjtë dhe pikërisht FRESSH shërben si një urë lidhëse e fortë me ta.
Po ashtu ai ka theksuar se më tetor, nëntor, dhjetor do të kalojnë në vlerësim gjithë deputetë, ministra por dhe vetë kryeministri që PS të formojë ‘kombëtaren’ për 25 prillin.
Ai garantoi se kësaj radhe PS nuk do të fitojë vetëm Tropojën, por gjithë Shqipërinë.
”PS ka koalicion vetëm me njerëzit e thjeshtë, ska as me Nardin, Vangjelin dhe Dash Shehin. Na duhet koalicion shumë i fortë me të rinjtë. FRESSH s’duhet të konsiderohet më si organizatë politike, por urë lidhëse mes PS dhe të rinjve. Do të ketë një rol shumë të rëndësishëm këto zgjedhje. Më lejoni t’ju falënderoj, dua të ndaj dhe diçka për atë që do të bëjë PS.
Në tetor, nëntor, dhjetor do bëjmë një komunikim virtual për të marrë vlerësimet e çdo qytetari për performancën e ministrave, deputetëve dhe kryeministrit, të hartojmë kombëtaren e PS në 25 prillit. Nuk do fitojmë vetëm në Tropojë por në gjithë Shqipërinë.
Rifillimi i FRESSH Voice që nuk është një organizim partiak, FRESSH është një shkollë. E kam bërë këtë shkollë, me Ilirin dhe Monikën, por ata e tradhëtuan, kurse unë jam me ju sot këtu.
Duhet të falenderojmë, se gjatë izolimit dhe mbylljes, ishin qindra djem e vajza të FRESSH që iu bashkuan ekipeve të bashkive me në krye kryebashkiakët, sigurisht në koordinim me Ramën e Xhaçkën, për të çuar pakot tek familjet që ishin në nevojë, ilaçet tek gjyshërit dhe gjyshërve.
S’mund të rri për një replikë ndaj Opozitë srrugore, apo të Saliut, Lulit, Monikës e Ilirit. Se vërtet gjatë 7 muajve kemi pasur luftën gjatë pandemisë, por edhe një tjetër me panikun nga politikanët tipikë të së keqes.
Njerëzit duhet të rikujtojnë, në fillim sikurse e mbani mend kundërshtonin çdolloj mjeti të komunikimit publik të kryeministrit, ministres së shëndetësisë, bënin thirrje që qytetarët të lanin duart, të rrinin në shtëpi, mbanin distancë. Nuk rreshtnin konferencat nga divani, dhe u kërkonin njerëzve hesap dhe qeverisë pse u kërkon njerëzve të lani duart. Më pas historia e testeve, pse qeveria nuk bën teste, por e rrëzoi OBSH.
Më pas gjoja se qeveria po fshihte numrin e viktimave. Dhe kur filloi rihapja, nisën klithmat pse fillon gjendja e jashtëzakonshme. Dhe tani që shkollat duhen hapur, dhe është jashtëzakonisht e domosdoshme pasi mësimi bëhet në shkollë, se online një dorë tek mësimi tjetra te luga e kosit. Tani thonë s’duhet të nisë shkolla. Garantoj çdo prind se shkollat do të jenë të dezinfektuar dhe fëmijët duhet të mbajnë distancë e maska. Sot opozita është munduar të përdorë fatkeqësinë për politikë.
Kulmi i gjithçkaje është dhe pjesa që lidhet me marrëveshjen e detit. Kulmi është të dëgjosh Ilirin, Saliun, Bashën dhe Monikën të gdhihen si patriotë. Janë shpallur me vendim gjykate në 2009 si fajtorë për një marrëveshje antikushtetuese. Çdo rini duhet t’i thotë këtyre që s’duhet të flasin për këtë çështje të paktën.
Ne jemi në një mision historik. Jemi e vetmja parti që kemi kontribut konsekuent qoftë kur qeverisim, qoftë në 13 vite opozitë. Ishin në opozitë kur kundërshtuam çështjen e detit dhe marrëveshjen e 2009.
Sot Shqipëria është një vend që pret të fillojë bisedimet me BE, partner i SHBA, Rama drejton OSBE-në.”- tha Balla.