Ka startuar sezoni i ri i Premier League. Në ndeshjen e parë, Arsenal ka fituar pastër në transfertë 3-0 ndaj Fulham, skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit anglez. Njëherë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën, i dhanë fitoren Arsenalit në derbin londinez.
Miqtë kanë gjetur golin pas vetëm 9 minutash lojë me Lacazette, i cili ka përtuar nga një rrëmujë në zonën e rreptësisë. Francezi është lojtari i parë që shënon golin e parë të një sezoni të Premier League në më shumë se një rast (e ka bërë edhe në sezonin 2017-18 kundër Leicester).
Topçinjtë kanë realizuar të dytin me Gabriel në minutën e 49-të. Qendërmbrojtësi i miqve ka kërcyer më lartë se të gjithë dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë. 0-2 dhe miqtë pastaj nisin e kontrollojnë lojën.
Skuadra e Arteta-s, në fakt, ka realizuar shumë shpejt edhe golin e tretë. Autori ka qenë Aubameyang, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje magjike në minutën e 57-të, duke finalizuar në mënyrë perfekte aksionin spektakolar të Topçinjve. Kaq mjafton, Arsenal fiton pastër 3-0.