Drejtuesja e Byrosë Kombëtarë të Hetimit Aida Hajnaj dhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja mëngjesin e sotëm kanë pritur në një takim ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.
Përzgjedhja e 60 hetuesve të FBI-së shqiptare, (BKH), të cilët do të kenë akses në sistemet e informacionit, dosjet dhe të gjitha të dhënat e administruara nga degët e shtetit shqiptar, përfshirë çdo drejtori dhe nëndegë të saj, në kuadër të hetimit të veprave penale në kompetencë të SPAK do të jenë në fokus të takimit.
Po kështu, në këtë takim janë të pranishëm edhe ekpertë të FBI-së, të cilët do të merren me përzgjedhjen e agjentëve shqiptarë.
Ndërkohë, SPAK ka në dorë 18 procedime penale, të cilat janë për korrupsion dhe tendera fiktivë.
Një nga çështjet e bujshme është edhe ajo e sekuestrimit të pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi.
Më herët, për këto hetime ambasadorja Yuri Kim mbështeti punën e bërë nga SPAK, ku theksoi e ka ardhur koha të bëjnë punën e saj pa ndikime dhe kërcënime.