Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa ka paralajmëruar arrestimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai theksoi se 99% pritet që të ndodhë arrestimi i Thaçit nga Gjykata Speciale.
Në ‘Happy TV’, ai tha se Thaçi e dinte se çfarë do të ndodhte me të, duke aluduar me ngritjen e aktakuzës.
“Nuk e di nëse Thaçi do të dënohet apo jo. Por probabiliteti për tu arrestuar është 99 përqind. Ne duhet të mësojmë nga hebrenjtë … Të njohim çdo sakrificë, histori, të kujtojmë, thjesht të jemi dhimbja jonë kombëtare që duhet ta kalojmë nga brezi në brez. Ne si serbë duhet të falim, por ka disa raste që nuk mund t’i falim dhe ne nuk duhet të kërkojmë falje vazhdimisht”, tha ai.