Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka folur, në lidhje me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 25 prill.
Topalli ka deklaruar se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD para zgjedhjeve.
Sipas saj në PD duhet një lider i pakorruptuar që sjell besim.
“Pasuria e Bashës është shumë e paqartë, ai një vit para zgjedhjeve shton vilat. Basha duhet të bëjë transparencë për pasurinë e tij. Nëse ai nuk ikën nga drejtimi i PD-së, Rama merr mandatin e tretë“, tha Topalli.
Ndërsa përsa i përket koalicionit me LSI-në, Topalli tha se pa pushtet moral nuk vinë votat.
Ajo u është përgjigjur edhe spekulimeve për “lista Topalli” në zgjedhjet 2021. Topalli tha se nuk do të ketë një listë të tillë, pasi nuk po lufton për karrigen e deputetit.