MENU
klinika

Prangoset 46-vjeçari

Tronditëse, përdhunoi për një muaj rresht një minorene

12.09.2020 - 09:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. Për një muaj rresht një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një 46-vjeçar me inicialet B.B.

Ngjarja është zbuluar pas denoncimit të vetë viktimës ditën e djeshme, 13-vjeçares e cila ka rrëfyer tmerrin e përjetuar për një muaj.

Pas denoncimit policia ka arrestuar menjëherë autorin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me të mitur’”, deklaron zyrtarisht Policia e Pogradecit.