Njerëzit duhet të marrin një vaksinë për gripin, në mënyrë që të mbrohen nga rreziku i dyfishtë që mund të infektohen nga Covid-19 dhe gripi njëkohësisht. Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit mund të preken nga të dy sëmundjet në të njëjtën kohë dhe mund të kenë pasoja të rënda.
Vaksina për Covid-19 nuk është ende e disponueshme edhe pse disa kompani farmaceutike më famë botërore po punojnë për të nxjerrë një të tillë. Ndërkohë ekspertët janë të shqetësuar se do të këtë rritje të numrit të të prekurve dhe numrit të të vdekurve gjatë dimrit, duke qenë se virusi Covid-19 ka një rezistencë të madhe në dimër.
Hulumtimi nga Shëndeti Publik në Angli ka arritur në përfundimet se Covid-19 mes janarit dhe prillit mund të ketënjë rritje të lartë të rasteve dhe rreziku i vdekjeve do të jetë i dyfishuar.
Vaksina e gripit është e këshillueshme, pasi gripi në vetvete mund të shkaktojë një gjendje të rëndë tek njerëzit.
Zëvendës shefi i Mjekësisë për Anglinë, Jonathan Van-Tam, ka deklaruar se gripi mund të jetë vdekjeprurës dhe përhapet lehtësisht tek fëmijët dhe të rriturit. Vaksina është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga sëmundja e gripit, veçanërisht nëse keni sëmundje kronike, gjendje të tjera shëndetësore.
“Këtë dimër kur Covid-19 ende po qarkullon rreziku është i lartë dhe i pashmangshëm,” theksoi ai.
Është e paqartë se sa i keq mund të jetë gripi këtë dimër, por ekspertët thonë se vaksina është një mbrojtje e mirë për llojin e gripit që do të qarkullojë.
Gripi, njëjtë si koronavirusi i ri është një infeksion viral që transmetohet përmes spërklave të kollës dhe të teshtitjeve.
Distancimi social, maskat dhe larja e duarve mund të ndihmojnë në uljen e përhapjes së të dyjave këtyre dy infeksioneve.
Shumica e njerëzve me grip shërohen në shtëpi brenda një jave, por personat me gjendje kronike ose mbi 65 vjeç e kanë më të vështirë kalimin e gripit. Ndërkaq ekspertët e shëndetit kudo në botë kanë thënë prej kohës se individët mendojë se kanë grip ose Coivd-19, duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen.(BBC, SI)