MENU
klinika

Vazhdojnë kritikat e ekspertëve

Vaksina ruse anti-COVID mund të testohet në Turqi për fazën finale

11.09.2020 - 08:29

Turqia po shqyrton një kërkesë nga Rusia për të kryer provat e fazës së tretë të vaksinës anti-Covid të zhvilluar prej saj, tha të enjten (10 shtator), Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, duke shtuar se një vendim do të merret në javën e ardhshme.

Rusia njoftoi zhvillimin e vaksinës “Sputnik-V”, vaksina e parë anti-Covid e regjistruar në botë, si provë e aftësisë së saj shkencore.

Por, vendimi i Moskës për të dhënë miratimin për vaksinën e saj para se të përfundojë provat klinike, ka ngritur shqetësime në mesin e disa ekspertëve.

Duke folur para gazetarëve pasi zhvilloi bisedime me zyrtarë lokalë të shëndetit në Turqinë juglindore, Koca tha se faza III e punës tashmë kishte filluar për një vaksinë nga Kina, dhe shtoi se kërkesa ruse po vlerësohej.

“Ne morëm një kërkesë në lidhje me provat e fazës së tretë për këtë vaksinë. Ne pamë që kjo dosje e aplikimit ishte e mjaftueshme, se përpjekjet para-klinike, si dhe puna e fazës I dhe II ishin përfunduar”, tha Koca.

“Ekipi ynë shkencor për zhvillimin e vaksinave do të bëjë vlerësimin e tij mbi këtë çështje në ditët në vijim. Ne ndoshta mund të lejojmë që Faza III të punojë për vaksinën ruse javën e ardhshme”, tha ai, duke shtuar se 13 vaksina anti-covid janë duke u zhvilluar në Turqi, por vetëm në fazën e parë, shkruan Reuters.

Vaksina ruse Sputnik-V administrohet në dy doza, secila bazuar në një vektor të ndryshëm që normalisht shkakton ftohjen e zakonshme: adenoviruset njerëzore Ad5 dhe Ad26.

Disa ekspertë kanë thënë që përdorimi i këtij mekanizmi shpërndarës mund ta bëjë një vaksinë COVID-19 më pak efektive.

Rusia ka thënë se pret të prodhojë midis 1.5 milionë dhe 2 milionë doza në muaj deri në fund të vitit, duke rritur gradualisht prodhimin në 6 milion doza në muaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!