MENU
klinika

1 vit punësim për punonjësit informalë

Vendimi/ Përfiton kush ka dalë i papunë nga COVID-19

15.09.2020 - 16:02

Të gjithë të punësuarit informalë që kanë dalë ta papunë për shkak të pandemisë COVID-19, do të përfitojnë nga programi i nxitjes së punësimit 12 mujor, ku buxheti i shtetit subvencionon kostot e financimit të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore në masën 100%, të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatjes së programit.

Përmes një vendimi të posaçëm, qeveria ka vendosur të ndajë përfituesit e programeve të nxitjes së punësimit, ku duke synuar që të evidentojë bizneset që kanë kryer evazion fiskal, duke mos paguar kontributet e punonjësve, për ata që kanë punuar në të zezë ofrohet 1 vit punësim. Sipas vendimit, “nga ky program përfitojnë ata të cilët deklarojnë që kanë qenë të punësuar, por nuk evidentohen si të tillë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe regjistrohen në zyrën e punësimit.”

Ndërsa nga ana tjetër, vendimi përcakton se përfitues të dy programeve të tjera të punësimit, 4-mujor dhe 8- mujor, ku buxheti financon pagën minimale në masën 100 përqind për 2 dhe 4 muaj, si dhe kontributet gjatë gjithë periudhës së punësimit, janë punëkërkuesit e tjerë që kanë dalë të papunë si pasojë e COVID-19, dhe janë të regjistruar në zyrat e punësimit.