MENU
klinika

Çelet ekspozita

Veprat e autorëve në Galerinë e Arteve

19.09.2020 - 11:46

Galeria Kombëtare e Arteve çeli të premten ekspozitën, që prezanton një përzgjedhje të veprave të ndryshëm nga autorë shqiptarë. Ekspozita prezanton veprat, të cilat janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Më herët institucioni lajmëronte se ekspozita, që u hap me veprat e ndryshme të autorëve të njohur, që janë pjesë e koleksionit të saj nuk do teë shoqërohej nga një ceremoni inaugurimi. Për të gjitha ata që duan të shikojnë në Galerinë Kombëtare të Arteve veprat e ndryshme të autorëve shqiptarë ndër vite, mund ta vizitojnë nga e hëna deri të shtunën ekspozitën nga ora 10:00-16:00.

Kjo është një ekspozitë që hapet në një kohë pandemie dhe më herët ishte lajmëruar nga institucioni për disa rregulla, që duhet të respektohen nga vizitorët. Galeria Kombëtare e Arteve bën me dije se në ekspozitë për të parë veprat vetëm 20 vizitorë mund të hyjnë në sallë, ndërsa kërkon dhe të respektohet distanca.

“Në respektim të masave anticovid, vetëm 20 vizitorë do të lejohen të futen brenda sallës njëkohësisht të cilët gjithashtu duhet të jenë të pajisur me maska. Lutemi të respektoni distancën prej 2 m në ambientet e GKA-së”, thuhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare të Arteve për ekspozitën, e cila dje është e hapur për publikun dhe do të vijojë që të qëndrojë hapur edhe në vijim.

Gjatë kohës së pandemisë ashtu si dhe të tjerë institucione në vendin tonë edhe GKA për disa kohë u mbyll për publikun. Herë pas here GKA publikon në faqen e saj përmes fotove vepra nga fondi i saj, që janë realizuar nga autorë të njohur të vendit tonë që datojnë vite më parë. Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve është i pasur me vepra në pikturë, skulpturë, etj. Më herët në faqen e institucionit shkruhej se fondi kishte vepra nga autorë të njohur si Kol Idromeno, Abdurrahim Buza Nexhmedin Zajmi, Janaq Paço, Sadik Kaceli, Sali Shijaku, Vilson Kilica, Ksenofon Dilo, Skënder Kamberi, Zef Shoshi, Llambi Blido, Çlirim Çeka, Edi Hila dhe të tjerë autorë të njohur.

  • Galeria ndër vite

Galeria Kombëtare e Arteve u themelua më 11 janar të vitit 1954, por fillimet e saj datojnë në vitin 1946 me funksionimin e Pinakotekës së Artit. Galeria Kombëtare e Arteve është institucion kombëtar muzeor, studimor, e shkencor. GKA shkruan se objektivi i saj është koleksionimi, konservimi, studimi dhe promovimi i vlerave të trashëgimisë kombëtare në fushën e arteve pamore.

“Gjithashtu nëpërmjet ekspozitave të përkohshme GKA fton publikun të njihet dhe ballafaqohet me rryma të rëndësishme të artit pamor nga tradita deri tek metodat bashkëkohore që aplikohen sot në Shqipëri dhe në botë. Frymëzimi dhe edukimi i brezave të rinj për t’u afruar me artet pamore është një pjesë e rëndësishme e misionit të kësaj galerie. Ne duam që çdo kush të ndihet pjesë e botes së jashtëzakonshme të artit”, shprehet në lidhje me funksionim e saj GKA.

Galeria, funksionoi në dy drejtime kryesore, në atë të linjës së përhershme ekspozuese dhe në çeljen e ekspozitave të përkohshme të artisteve shqiptarë e të huaj. Vizionet e reja rreth zhvillimit dhe ekspozimit të arteve figurative si dhe blerjet rritën numrin e veprave të artit dhe sollën kërkesën për një ndërtesë më funksionale, e cila u inaugurua më 29 nëntor 1974, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërtesë, ku ndodhet edhe sot.

Ky është dhe momenti i riorganizimit dhe rikonstruktimit të parë, i cili konsistoi në ngritjen e një strukture administrative, që përbehej nga disa sektorë përkatës dhe në funksion të veprimtarive artistike.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale