MENU
klinika

Çfarë fshehin këto deklarata e virologes Li Meng Yan?

“Virusi u krijuar në laborator në Wuhan”

14.09.2020 - 14:21

Koronavirusi? Jo, nuk ka origjinë natyrore.

Ai u krijua në laboratorin e Wuhan, qendra famëkeqe e kërkimit që është vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik për një lidhje të pretenduar me përhapjen e pandemisë Covid. Dhe qeveria kineze, megjithëse ishte e vetëdijshme për të gjitha rreziqet, ka qëndruar e heshtur përballë rrjedhjes së patogjenit nga qendra në të gjithë botën. Për të mbështetur këtë hipotezë, ndër shumë të tjerë ka folur edhe Li Meng Yan

Li është një mjeke që ka punuar në Shkollën e Shëndetit Publik të Hong Kongut, një laborator referimi në vend për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kur në dhjetor të vitit të kaluar ajo ngriti alarmin për transmetimin, në muajin prill u largua për në Amerikë me pretendimin “për të rritur ndërgjegjësimin për pandeminë”.

Dhe këndvështrimi i saj është i qartë dhe i pafiltruar, edhe nëse për momentin nuk shoqërohet me konfirmime zyrtare: Koronavirusi ka dalë nga laboratori Wuhan, i cili kontrollohet nga qeveria kineze.

“Virusi u krijua atje” – Zonjusha Li është e bindur për deklaratat e saj, aq sa ajo tha se ishte e gatshme të tregonte prova të pakundërshtueshme mbi origjinën laboratorike të Covid.

Gjatë një interviste në kanalin ITV, Dr. Li shpjegoi se ajo kishte denoncuar qeverinë kineze, duke e akuzuar atë jo vetëm që ishte në dijeni të origjinës së epidemisë, por gjithashtu se I fshehu botës kërcënimin shëndetësor.

Më vonë, Li, duke folur nga një vend i fshehtë për arsye sigurie, ka njoftuar se së shpejti do të publikojë prova të natyrës së vërtetë të virusit.

Midis sprovave dhe dyshimeve

Dyshimet dhe pasiguritë gjithsesi mbeten. Por Li siguroi se “të gjithë, madje edhe ata që nuk janë shkencëtarë dhe nuk kanë njohuri të biologjisë” do të jenë në gjendje të kuptojnë se virusi nuk ka lindur në natyrë por në Wuhan.

Yuan Zhiming, drejtori i Institutit të Virologjisë në Wuhan, mohoi çdo marrëdhënie të mundshme midis strukturës dhe virusit

“Nuk është e mundur që ky virus të ketë dalë nga ne”, – tha Zhiming për mediat kineze në muajin prill.