MENU
klinika

Prestigjiozja “Forbes” artikull për Kosovën

“Vizitojeni, Rita Ora vjen prej andej”

24.09.2020 - 07:52

Revista e famshme ‘Forbes’, ka publikuar së fundmi një artikull për disa nga vendet e botës, të cilat mund të vizitohen lehtësisht në këtë kohë pandemie.

Në veçanti hapësirë u është dhënë katër shteteve: Kolumbisë, Marokut, Republikës Domenikane dhe Kosovës.

Teksa për këtë të fundit revista në fjalë ka treguar një arsye shumë të veçantë se pse duhet vizituar Kosova.

Përveç faktit se mund të vihet lehtësisht ‘Forbes” rendit një arsye më shumë për të shkuar në Kosovë, faktin se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, vjen prej atij vendi.

Ata gjithashtu shkruajnë për klipin “Shine Ya Light” të këngëtares, i cili para tetë viteve u realizua në Kosovë, si një dedikim për vendin e saj amtar.

“Kërkesat e hyrjes: nuk ka asnjë kufizim. Statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste, por tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine.

Vini re se ka orar qarkullimi në fuqi nga ora 22:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej (ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin Prishtinë)”, shkruan “Forbes”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë