MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vuaj nga sheqeri i lartë i gjakut, çfarë duhet të konsumoj?

20.09.2020 - 07:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Vuaj nga sheqeri i lartë i gjakut, çfarë duhet të konsumoj?

Mjeku: Ka ushqime që jane të dobishme në luftimin e sheqerit në gjak të lartë. Më poshtë rendisim 5 të përdorura me zakonisht.

1)Shpargull

Shpargujt janë perime pranverore të pasura me vitamina, antioksidantë dhe fibra. Në një studim të vitit 2012, ekstrakti i shpargullit rezultoi i dobishëm në uljen e niveleve të glukozës në gjak dhe ky efekt duket se vjen për shkak të pranisë në këtë perime të agjentëve të çmuar antioksidues.

2) Boronica

Këto fruta të vogla blu të çmuara, përveç që janë shumë të shijshme, janë në gjendje të ulin përgjigjen glicemike post-prandiale falë antocianinave që ato përmbajnë, siç tregohet në një punë të fundit të realizuar mbi një grup pacientesh, të cilët kanë futur një sasi boronice në dietën e tyr.

3) Farat e lirit

Falë vetive të tyre antioksiduese, farat e lirit janë provuar të dobishme në modulimin e sheqerit në gjak por edhe në përmirësimin e profilit të lipideve si në subjektet e shëndetshme ashtu edhe ato diabetike. Ato janë gjithashtu të pasura me fibra të tretshme dhe të patretshme të cilat ndihmojnë në rregullimin e thithjes së glukozës.

4)Kanella

Studime të ndryshme kanë treguar që kanella ndihmon në luftimin e diabetit duke përmirësuar nivelin e sheqerit në gjak falë efektit të tij modulues në sekretimin e insulinës.

5)Brokoli

Përveç që është i shijshëm me vaj dhe limon eshte dhe shumë i dobishëm në kontrollin e mbipeshes falë pranisë së fibrave; brokoli ka një veprim hipoglicemik për shkak të përmbajtjes së tyre në sulforafane, një përbërje që ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN