05.09.2020 - 07:30
Godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Policia njofton se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 07:20, në lagjen “15 Tetori” ne katin e parë të Sigurimeve Shoqërore, ka rënë zjarr.
Në vendengjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.