MENU
klinika

Banorët: Dëmi është i madh për herë të dytë

Zjarri në Karbunarë, digjen 100 hektarë ullinj

12.09.2020 - 12:22

Flakët që përfshinë një sipërfaqe të madhe kodrinore në Karbunarë të Lushnjes mbrëmjen e djeshme (11 shtator) la pasoja katastrofale për fermerët.

Zjarri i shuar vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm ka djegur plotësisht 100 hektarë ullinj.

80 përqind e sipërfaqes së djegur ishin me ullinj disa vjeçarë dhe ishin në prag të vjeljes së prodhimit të ri.

Zjarrëfikëset, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake si dhe banorët e zonës u angazhuan për shuarjen e flakëve dhe të shpëtonin çfarë të mundnin.

Terreni kodrinor e ka bërë të pamundur futjen në zonë të mjeteve të zjarrëfikëses.

Fermerët shprehen të shokuar nga dëmet e këtij zjarri i cili për herë të dytë brenda pak ditësh u ka shkatërruar të mbjellat.

Veç të tjerave fermerët shprehen se një ndër shkaqet e përshkallëzimit të zjarrit ishte mungesa e rrugëve në plantacionet me ullinj ku jo në pak raste janë zënë nga vetë fermerët.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall