MENU
klinika

Video

Zjarri shkrumbon kurorën me ullishta pranë qendrës spitalore te Elbasanit

10.09.2020 - 14:00

Zjarr shkrumbon me qindra ullinj shekullor në kurorën e gjelbër të Elbasanit.

Mësohet se zjarri ka përfshirë prej mesditës kurorën me ullishta pranë qendrës spitalore të Elbasanit.

Zjarri sipas burimeve zyrtare dyshohet se ka qenë i qëllimshëm dhe ka përfshire një sipërfaqe te konsiderueshme duke shkrumbuar disa qindra ullinj shekullorë.

Në vendngjarje prej disa orësh janë duke punuar për izolimin e flakëve forcat e shërbimit zjarrfikës, por pavarësisht ndërhyrjes zjarri është ende aktiv.