MENU
klinika

Kthehen më 13 shtator

Zyrtare, Formula 1 hap dyert për tifozët

02.09.2020 - 12:13

Më në fund, edhe Formula 1 do të ketë tifozët e saj. Organizatorët e garës së Mugello, që zhvillohet në Itali më 13 shtator, kanë vendosur që në tribunat të jenë të pranishëm gati 3 mijë tifozë.

Kjo do të jetë gara e parë e këtij sezoni në Formula 1 që hap dyert për fansat, teksa deri më tani çdo garë është zhvilluar pa spektatorë. Organizatorët e garës së Mugello kanë bërë me dije se për garën nr.1000 të Ferrarit në Formula 1 do të nxjerrë në shitje 2000 bileta për fansat e këtij sporti.

Por cdo gjë do të bëhet duke respektuar distancimin social dhe rregullat anti-Covid. Çmimi i këtyre biletave do të variojë nga 190 euro deri në 1200 euro. Ndërsa rreth 1000 bileta do të jepen për abonentët e “Ferrari Club”, për të cilët është rezervuar një tribunë e posaçme.

Nuk dihet ende nëse do të vijohet me tifozë edhe në pistat e tjera më pas. Gjithsesi, ky është një lajm i mirë, që rikthehen tifozët në një nga sported e automobilizmit, ku adrenalina është maksimale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN