MENU
klinika

Izolohet një fshat!

2 herë brenda 3 ditësh, lumi Ishëm del nga shtrati

16.10.2020 - 09:08

 Pa e marrë ende veten nga përmbytja e tre ditëve më parë, banorët në fshatin Murniqë janë mbuluar sërish nga uji. Reshjet e dendura të shiut që “pushtuan” vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë pasoja të mëdha për banorët, pasi lumi Ishëm doli sërish nga shtrati.

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore të mbuluara nga uji dhe lagjja fundore e fshatit Murqinë e izoluar nga uji pasi rruga është e kalueshme vetëm nga mjetet e lara.

Edhe pse para tre ditësh kjo zonë u përmbyt, asnjë masë nuk u mor për pastrimin e kanaleve nga ana e bordit të kullimit të Bashkisë së Krujës dhe gjendja vijon të përsëritet sa herë që ka reshje. Kanalet e papastruara janë shkaku kryesor i përmbytjeve dhe sërish nuk ka ende një zgjidhje.