MENU
klinika

Me maska dhe flamurin grek

2 vjetori i vrasjes/ Familja përkujton Konstandinos Kacifas

24.10.2020 - 11:14

Në një ceremoni private, të afërm dhe familjarë kanë përkujtuar Konstandinos Kacifas, të riun i cili u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në Bularat. Familjarë të 37-vjeçarit kanë kryer homazhe në kishën e fshatit në 2 vjetorin e ndarjes nga jeta të Kacifas.

Familija ka kërkuar që kjo ceremoni të zhvillohet më 28 tetor, ditën dhe kur u vra, por autoritetet shqiptare nuk kanë lejuar. Ato kanë vendosur që ceremonia për të, të mbahet këtë të shtunë për të shmangur “përplasjen” me kremtimin e 28 tetorit të ditës së “JO-së”, ose ndryshe fillimi i luftës italo-greke, e cila konsiderohet nga vendi fqinjë si festë kombëtare.

Ndërkohë sipas banorëve të fshatit, forca policore prej ditësh kanë mbërritur në fshat dhe po monitorojnë lëvizjet e familjes së Kaçifasit. Këta të fundit, ende kërkojnë drejtësi për të riun e vrarë nga efektivët e RENEA-s. Kunati i Katsifas, Vangelis Sakellarakis, pohoi se çështja në fjalë do të shkojë në Gjykatën Europiane, ndërsa shtoi se ai e bëri këtë gjë edhe për të drejtat e shqiptarëve.

Konstandinos Kacifas u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Në ditën e varrimit të tij në Bularat nga Greqia erdhën mijëra qytetarë, ndërsa 35-vjeçari u përcoll i veshur me rroba ushtarake.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi