Kastellorizo është një nga ato vende që mund të bëhen shkak për luftë edhe pse shumica e njerëzve nuk mund ta gjenin atë në hartë.
Luftëtarët do të ishin Greqia dhe Turqia, zyrtarisht “aleatë” të NATO-s, por në të vërtetë armiq të përhershëm që nga zbërthimi i ngathët i Perandorisë Osmane. Dhe lufta e tyre do të ishte më pak për ishullin si i tillë sesa për ujërat mesdhetare që thuhet se i përkasin atij. Kjo pasi nën shtratin e detit, mund të ketë shumë naftë dhe gaz.
Kastellorizo rrjedh nga “kështjella e kuqe”, monumentit të saj . I njohur për turqit si Meis, ishulli është një vend i banuar nga disa qindra njerëz.
Thjesht shiko një hartë. Kastellorizo është shumë larg Greqisë kontinentale dhe gjithashtu mjaft larg nga ishujt e Greqisë në Egje.
Kjo situatë nuk ishte aq e keqe pë një farë kohe. Por tani hidrokarburet janë duke u zbuluar në të gjithë Mesdheun lindor. Pyetja është: Kush do të kërkojë në këtë pjesë të detit, Greqia apo Turqia?
Këtu drejta ndërkombëtare ndërlikohet.
Greqia pretendon shumë nga ato ujëra, duke cituar Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, në fuqi që nga viti 1994. UNCLOS përgjithësisht parashikon që vendet të pohojnë sovranitetin e tyre mbi 12 milje detare (22 km) nga brigjet e tyre. Përtej këtyre “ujërave territoriale”, ata gjithashtu marrin edhe 12 milje detare si një “zonë e afërt” e kontrollit. Dhe ata mund të krijojnë një “zonë ekonomike ekskluzive” për 200 milje detare nga bregu. Kjo gjithashtu përfshin “shelfin kontinental”, domethënë, shtratin e detit poshtë dhe çfarëdo që mund të jetë në të.
Çuditërisht, Turqia nuk është e lumtur për këtë. Dhe, si SHBA, që ra fjala,ajo kurrë nuk nënshkroi UNCLOS.
Ende pritet që t’i bindet asaj që njihet si e drejtë “zakonore”, e cila në thelb është pesha e praktikës precedente dhe të vendosur.
Kjo është shumë e keqe në një farë mënyre, sepse UNCLOS është në të vërtetë mjaft fleksibël në rrethana të tilla, thotë Robin Churchill, një ekspert në Universitetin e Skocisë në Dundee. Në 2012, për shembull, një gjykatë zgjidhi një mosmarrëveshje të ngjashme midis Nikaragua dhe Kolumbisë duke i dhënë vetëm zonës territoriale 12 milje detare disa ishujve kolumbianë që do të kishin copëtuar padrejtësisht zonën ekonomike të Nikaraguaas. Rezultati u pranua si “i drejtë”.
Mesdheu lindor është një rast më i vështirë.
UNCLOS, i quajtur gjithashtu një “kushtetutë për oqeanet”, përballet me kufizime në një det kaq të mbushur me njerëz. Të gjitha shelfet kontinentale të vendeve përreth mbivendosen.
Dhe ata kombe kanë histori të inateve e konflikteve. Konflikti Greko-Turk, për shembull, acarohet edhe më tepër nga çështja e Qipros.
Greqia po bën një marrëveshje me Egjiptin që bie ndesh me një tjetër midis Turqisë dhe Libisë, etj. Ndërkohë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan këtë javë dërgoi, përsëri, një anije kërkimore të shoqëruar nga fregata të marinës. Këtë verë turqit përplasën një anije greke.
Është joshëse për Evropën që të mbështesë Greqinë. Në fund të fundit është një anëtar anëtar i Bashkimit Evropian.
Edhe pse Erdogan është agresiv, Perëndimi duhet të pranojë që Turqia ka disi të drejtë kur ankohet se pozicioni Grek ndaj Kastellorizos është “maksimalist”.
Për të shmangur luftën, pra, Perëndimi duhet t’i bëjë Erdoganit një ofertë.
Një ide që më pëlqen është të përdor përvojën e vetë Evropës pas Luftës së Dytë Botërore si frymëzim.
Në vitet 1950, armiqtë e vjetër Franca dhe Gjermania vendosën qymyrin dhe çelikun – industritë e luftës – nën një autoritet të përbashkët që garantonte akses dhe përfitime të përbashkëta.
Nga ky “plan Schuman” u rrit ajo që është sot BE. Dhe çfarë ishin qymyri dhe çeliku atëherë, nafta dhe gazi janë tani.
Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al