MENU
klinika

"Shifrat po rriten, ndaj..."

A do të ketë një karantinë të dytë? Rama dhe Manastirliu në konferencë papritur

10.10.2020 - 09:35

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë në një konferencë për median ka folur mbi rritjen e rasteve me Covid-19 në vendin tonë, por edhe në botë.

Rama është shprehur se duhet të tregohen të kujdesshëm pasi një karantinë e dytë për vendin tonë do të ishte shumë e vështirë.

“Me ardhjen e vjeshtës numrat do të fillojnë të rriten, por nëse në disa vemde po rikthehn masat shtërnguese  dhe po rishfaqet kërcënimi karantinës. Ajo cfare në duhet me cdo kusht është të përpiqemi sëbashku dhe të parandalojmë një karantinë të përgjithshme. Një karantinë e dytë do ishte tejet e vështirë për vendin dhe ekonominë e shumë familjeve dhe për shetin, nuk dua të bëjë historikun e saj që ka ndodhur, por dua të kujtojë që në fazën e parë ne ja dolëm me shumë sukses,” tha Rama.