MENU
klinika

Analiza

A mund të kishte mbijetuar Bashkimi Sovjetik?

10.10.2020 - 18:02

Njerëzit ende po flasin dhe po argumentojnë për rënien e Perandorisë Romake, kështu që ata nuk do të bien dakord shumë lehtë se përse Bashkimi Sovjetik u shpërbe.

Disa mendojnë se mund të kishte zgjatur për shumë vite, të tjerët mendojnë që ishte diçka e paparashikueshme. Andrei Sakharov, shkencëtari i periudhës sovjetike, e parashikoi atë dekada para se të ndodhte.

Fitorja e luftës e çoi ushtritë Sovjetike në qendër të Europës, aty ku ata edhe qëndruan. Ideologjia joshëse e Bashkimit Sovjetik i kishte dhënë qeverisë ndikim në të gjithë botën. Por pas vdekjes së Stalinit në 1953, ideologjia filloi të dukej e pakuptimtë.

Në Europën Lindore, brenda vetë Bashkimit Sovjetik, njerëzit e nënshtruar ishin gjithnjë e më të shqetësuar për liri. Shkencëtarët sovjetikë ishin të barabartë me këdo në botë, por vendi i tyre ishte shumë i varfër.

Por në 1983 Shefi i Shtabit Sovjetik pranoi se ‘Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të jemi njësoj [me Amerikanët] për sa i përket armëve moderne derisa të kemi një revolucion ekonomik.

Udhëheqësit sovjetikë nuk ishin budallenj. Ata e dinin se diçka duhej bërë. Në vitin 1985, pasi tre udhëheqës vdiqën njëri pas tjetrit, ata zgjodhën Mikhail Gorbaçovins si udhëheqës të vendit: i ri, me përvojë, kompetent dhe – ata gabimisht menduan se ishte ortodoks.

Por Gorbaçov besonte se ndryshimi ishte i pashmangshëm. Ai frenoi KGB-në, i dha liri shtypit dhe prezantoi te populli një lloj demokracie të re.Ai u mund nga një institucion konservator, një ekonomi e vështirë dhe një barrë e paqëndrueshme perandorake.

Ishte ky momenti fatal, i identifikuar nga filozofi politik francez i shekullit XIX Alexis de Tocqueville, kur një regjim i cili përpiqet të reformohet në fakt shpërbëhet.

Rusët e kanë quajtur Gorbaçov një tradhtar i cili nuk arriti të ndalonte shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Të huajt e kanë cilësuar një mashtrues.
Bashkimi Sovjetik në vitet 1980 ishte një superfuqi.

Shumë pak e parashikuan se do të shpërbëhej në fillim të dekadës së ardhshme, transmeton abcnews.al

Megjithatë sistemi po dështonte. Yuri Andropov, i cili u bë udhëheqës i Bashkimit Sovjetik në 1982 pasi ishte kreu i KGB, e kuptoi se – policia sekrete ishte gjithmonë pjesa më e informuar e shoqërisë Sovjetike. Ai nisi reformat për të adresuar ngecjen ekonomike që trashëgoi.

Vdekja e Andropov në 1984 u pasua nga ajo e pasardhësit të tij, Konstantin Chernenko, një vit më pas.

Mikhail Gorbaçov ishte 54 vjeç. Në qeverisjen e tij, Bashkimi Sovjetik kishte një udhëheqës që besonte se sistemi qeverisës mund të reformohej.
Politikat e Gorbachev kishin në qendër lirinë e shtypit, si për gazetarët rusë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë. Por kur ekstremistët në partinë e tij u përpoqën – dhe dështuan – për të marrë pushtetin në një grusht shteti në 1991, atëherë ishte edhe fundi i sistemit Sovjetik, transmeton abcnews.al

Reformatori Mikhail Gorbaçov kishte premtuar se njerëzit mund të shprehnin lirisht mendimet e tyre në një Bashkim Sovjetik më tolerant. Kur Kazakët dolën në rrugë për ta bërë këtë, Gorbaçov dërgoi forcat e sigurisë.

Përpjekja e Kazakëve për të bërë Moskën të kuptonte zhgënjimet e tyre dështoi. Por refuzimi i sundimit kolonial nga kombet e tjera në Bashkimin Sovjetik u bë shpejt një forcë lëvizëse në vend, transmeton abcnews.al

Në vitin 1989, rënia e Murit të Berlinit, shpërbërja e Bllokut Lindor dhe tërheqja e Bashkimit Sovjetik nga Afganistani pas një dekade lufte konfirmuan se superfuqia po zbehej.
Në vitin 1986, kazakët nuk e dinin se kjo gjë ishte shumë afër.

Bashkimi Sovjetik nuk mund të mbijetonte, sepse nga 1991 Partia Komuniste kishte humbur kontrollin e medias dhe kështu sferën publike. Çelësi për mbijetesën e çdo diktature është kontrolli i rreptë i medias, e cila formon opinionin publik dhe promovon regjimin.

Megjithëse shumë qytetarë sovjetikë nuk kanë qenë të vetëdijshëm se sa larg ishte realiteti nga ajo çfarë lexonin. Kur Mikhail Gorbachev mori pushtetin në 1985, ishte politika e tij që e lëshoi xhindin nga shishja, transmeton abcnews.al

Në përpjekjen e tij për të ‘hapur’ shoqërinë, Gorbaçov i dha shtypit më shumë liri të shprehjes. Disa historianë e kanë parë këtë lëvizje si rezultat i faktit se Gorbachev (i lindur në 1931) ishte udhëheqësi i parë i Bashkimit Sovjetik që kishte treguar një forcë politikë në një BRSS të de-Stalinizuar.

Ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër, aksidenti në centralin bërthamor të Çernobilit në 1986 ilustroi paaftësinë e Partisë dhe shkatërroi besimin e qytetarëve jo vetëm në aftësinë e saj për të qeverisur në mënyrë efektive, por edhe për t’i mbajtur ata të sigurt.

Në fakt, në 2006, Gorbaçov identifikoi Çernobilin dhe mediat shkakun e vërtetë të rënies së Bashkimit Sovjetik. Pas një përpjekje të dështuar nga vijat e ashpra komuniste për të rimarrë kontrollin në gusht, partia në pushtet nuk ia doli dhe kështu mori fund Bashkimi Sovjetik.

Nëse Partia Komuniste do të kishte në dorë kontrollin e medias, ajo, mbase nuk do të ishte shpërbërë. Duhet të kemi parasysh shembullin e Kinës për atë që mund të ndodhë kur një diktaturë është në kontroll të plotë të sferës publike./ History Today

Çfarë tha lideri iranian për situatën në Siri

Teherani pretendon se rrëzimi i Assadit u planifikua nga SHBA

Policia bastis zyrën e Presidentit të Koresë së Jugut

Ish-ministri i Mbrojtjes tenton v*tëvrasjen në paraburgim!

Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit

Perëndimi ka bërë sërish një gabim fatal

Një tjetër shtet europian kërcënohet nga “skenari Trump”