MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikon gripi në shëndetin e syve?

17.10.2020 - 10:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A ndikon gripi në shëndetin e syve?

Mjeku: Gripi ndikon në çdo pjesë të organizmit duke ulur imunitetin. Me rënien e imunitetit të organizmit bie edhe ai i syrit, pra barrierat mbrojtëse. Kjo e bën atë më të prirur që të preket nga infeksione të ndryshme, qoftë dhe nga pluhuri. Kjo është arsyeja se pse personat që janë me grip mund të zhvillojnë edhe konjuktivite. Jo çdo person që kalon grip mund të ketë dhe infeksion të syrit, por një pjesë e tyre mund të shoqërohen dhe me konjuktivite virale ose bakteriale.

Çfarë duhet të kemi kujdes në lidhje me shëndetin e syve në këtë periudhë?

Higjiena; larja e shpeshtë e duarve. Mosprekja e syve me duar të palara.
Shmangia e kontaktit me persona me konjuktivit.

Këshilla të tjera:

Shmangia, sidomos tek fëmijët, e qëndrimit para ekranit sepse ndikojnë në pjesën e shikimit. Sforcohet shumë syri për të parë afër, dobësohet shikimi për larg.
Ushqimi i shëndetshëm; ndikon si në pjesë tjera të organizmit edhe tek syri. Ushqimi i shëndetshëm ndikon në zhvillimin normal të retinës, në qarkullimin e mirë të gjakut të retinës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.