MENU
klinika

Festivali i letërsisë botërore

Ambasada amerikane: Kadareja, do të ketë çmimin “Neustadt”!

05.10.2020 - 12:20

          Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, bën mr dije se shkrimtari i njohur botërisht, Ismail Kadare, do të nderohet me çmimin ndërkombëtar “Neustadt” në letërsi, për vitin 2020.


Mes të tjerash, ambasada thekson se Festivali Neustadt për letërsinë, është një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare, do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.

Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë, teksa nderohet për arritjet e tij” – thuhet në njoftimin e ambasadës.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit