MENU
klinika

Rama: Mos ma kërkoni mua datën e Konferencës, e vendos BE

“Antishpifja do të kalojë në Kuvend, jo për t’ju mbyllur gojën, por…

07.10.2020 - 11:39

Kryeministri Edi Rama nuk ka një parashikim se kur mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE, duke thënë se është BE ajo që përcakton datën.

Rama: Nuk e di si ma kërkoni mua datën që do ta vërë BE. Nuk mund ta vë unë datën. Po të ishte për mua, data duhet të ishte dhjetor 2017.

Një ditë pas publikimit të Progres-Raportit për Shqipërinë, ku theksohej domosdoshmëria e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duket se plotësimi i këtij kriteri do të jetë kyçe për caktimin e një date për konferencën ndërqeveritare.

Të paktën kështu e la të nënkuptuar Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde.

Linde: Mbështesim paketën e zgjerimit. Patjetër që pjesë e saj do jenë reformat. Një nga gjërat pozitive që raporti thoshte për Shqipërinë ishte për projektet në drejtësi, vettingu i gjyqtarëve deri tani është zhvilluar shumë mirë. Patjetër do ta shikojmë me pozitivitet.

Lidhur me ndryshimet në kod, Linde tha se “nuk jam e familjarizuar me këtë problematikë”.

Interesit të gazetarëve për ligjin e medias, një nga vërejtjet kryesore të Progres-Raportit, Rama iu përgjigj me vendosmërinë për ta kaluar me çdo kusht në Kuvend, ndërsa përjashtoi mkundësinë e ridërgimit të paketës Antishpifje sërish në Venecia.

Rama: Mos ngatërro OSBE me BE. Sa i përket ligjit është konsultuar një vit me OSBE dhe është miratuar nga OSBE, tani po bëhet dhe adoptimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Dhe ligji do të kalojë, jo për të mbyllur gojën e gazetarëve por për të krijuar një mjedis etik ku të gjhithë mund të flasin, por ata që jnë pre e sulmeve të pabaza kanë mundësi të mbrohen. Jo, nuk do ta çojmë prapë në Komisionin e Venecias.

Ndërsa kryedoplomatja suedeze tha se vendi i saj është një mbrojtëse kryesore e lirisë së medias

Linde: Suedia është një mbrojtje vokale e medias dhe është e rëndësishme që qeveria të konsultohet me shoqërinë civile dhe gazetarët për këtë ligj.

Sa i takon azilkërkuesve shqiptarë në Suedi, Ministrja sqaroi se të gjithë atyre që u refuzohet azili për shkak të kërkesave të pabaza do të duhet të riatdhesohen

Linde: Për azilkërkuesit në Suedi ka një proces për këtë, kemi pasur probleme nga disa vende që kanë pasur kërkesa të pabazuara azili. Në Suedi nëse nuk merr azil duhet të riatdhesohesh, kjo vlen për të gjitha kërkesat e pabaza të azilit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Vlerësojmë punën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE"

Ministrja Linde: Rama pati kryesim të vështirë të OSBE, por konstruktiv