Rusia synon të zgjerojë eksportet në vendet e Gjirit Persik. Duket se po ja del pasi shumë prodhuesve të vendit u është dhënë qasje në një nga tregjet kryesore të rajonit, Arabia Saudite, sipas mbikëqyrësit bujqësor të Rusisë.
Pas muajsh bisedimesh me rregullatorin e mbretërisë, Autoritetin Saudit të Ushqimit dhe Barnave, 17 firma ruse u lejuan të transportojnë produktet e tyre në Rusi. Eksportet shtesë përfshijnë mish produkte qumështi, produkte peshku, si dhe mjaltë.
Aktualisht, një total prej 40 ndërmarrjeve ruse dërgojnë mallrat e tyre në Arabinë Saudite, sipas vëzhguesit rus të bujqësisë. Rreth gjysma e tyre janë eksportues të peshkut dhe prodhimeve të detit.
Vitin e kaluar, Moska dhe Riadi bënë një marrëveshje për të rritur tregtinë dypalëshe, përfshirë sektorët e bujqësisë dhe ushqimit. Qarkullimi midis dy vendeve pritet të arrijë 5 miliard dollarë deri në 2024 dhe mund të arrijë 10 miliard dollarë në dhjetë vjet, tha Maxim Oreshkin, ish-ministri për zhvillimin ekonomik, pas bisedimeve të vitit të kaluar.
/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT