MENU
klinika

Europa League

Arsenal nuk fal, surprizon Napoli, ndalet Roma

29.10.2020 - 23:00

Spektakli në Europa League ka vijuar edhe ndeshjet e orës 21:00. Arsenal nuk e ka dikustuar fitoren, teksa mposht në shtëpi 3-0  modestët irlandezë të Dundalk. Fiton Napoli, por ndalet Roma.

Arsenali e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0. Djemtë e Artetas u zgjuan shumë vonë, pasi Nketiah dërgoi topin në rrjetë në minutën e 42′. Një gabim i portierit kundërshtar bëri që sulmuesi i ri të dërgonte topin në rrjetë. Dy minuta më vonë ishte Willock që dyfishoi rezultatin.

Sa nisi pjesa e dytë, Arsenal trefishoi rezultatin me Pepe. Dorëzohen miqtë. Në këtë grup, Molde fitoi 1-0 ndaj Rapid Wiena dhe së bashkua me Arsenal kryesojnë me nga 6 pikë, në ndeshjen e tretë që do të ndeshen mes tyre.

Napoli humbi ndeshjen e parë në shtëpi me holandezët e Alkmar, pork a surprizuar sonte, duke fitouar 0-1 në transfertë ndaj kryesuesve të La Liga-s, Real Sociedad. Hysaj titullar dhe 90 minuta në fushë. Në minutën e 56-të ishte një gol i mrekullueshëm i Politano-s. Alkmar mban kreun pasi fitoi 4-1 ndaj Rijeka.

Titullar dhe 90 minuta edhe Marash Kumbullën te Roma, por verdhekuqtë nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj CSKA Sofia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN