29.10.2020 - 11:22
Në ditën e 15 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grave naftëtare vazhdon të përkeqësohet. Por sot, në mbështetje të tyre ka shkuar edhe një përfaqësi e artistëve. Ata thonë se do t’i mbështesin naftëtarëve, duke i kërkuar qeverisë që të zgjidhë hallin e tyre.
“Ju kemi xhan” i tha aktori Mehdi Malkaj.
“Ne jemi këtu për ti bërë apel qeverisë, që jo ti qani hallet e popullit, por ti zgjidhni hallet e popullit. Nëse nuk e zgjidhin, këtu do të ngujohen edhe njerëz të tjerë. E drejta është në anën e tyre. Nuk bëhet tallava dhe nuk bëhet shaka me jetët e njerëzve. Ne do ti mbështesim si qytetarë të këtij vendi”, tha aktori Edmond Budina.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dita e 14-të e grevës/ Naftëtarët thirrje Kuvendit