MENU
klinika

42 raste të reja infektimi

Asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

02.10.2020 - 14:27

Edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se janë konfirmuar pozitivë me virusin e rëndë 42 qytetarë, ndërsa janë shëruar 54 të infektuar.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 42 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 15.705 raste nga 69.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.347.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

54 TË SHËRUAR DHE 42 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Freitag, 2. Oktober 2020

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN