MENU
klinika

"Përjetësi"

Balada e Fifit dhe Ermalit do të bëjë namin këtë vjeshtë!

09.10.2020 - 18:28

Dyshja e famshme e muzikës, Ermal Fejzullahu dhe Fifi, kanë bashkuar forcat dhe lajmin e kanë dhënë kohë më parë, por sot gjithçka është gati!

Dy kushërinjtë tepër të talentuar kanë sjellë një bashkëpunim, me të cilin po merreshin prej disa javësh.

“Përjetësi” titullohet balada e ndjerë e Fifit dhe Ermalit, e cila është pritur me padurim nga publiku.

Madje, videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar, që ju ftojmë të mos e humbisni.

Menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë mijëra klikime në Youtube dhe pritet të bëjë namin këtë vjeshtë.