MENU
klinika

Nisma për dekriminalizimin e kandidatëve për deputet

Balla: Ne jemi e vetmja parti që e kemi sanksionuar me ligj që..

04.10.2020 - 13:21

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli sot për ligjin e dekriminalizimit si një proces të rëndësishëm në përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se kjo do të jetë një proces që do të kërkojë dakordësinë e opozitave e më pas të kalohet në KQZ. Balla u shpreh se PS është e vetmja parti që e ka sanksionuar ligjin e dekriminalizimit në librin e tyre të rregullave.

“Kjo çështje ka qenë pjesë e procesit të grupit të punës në kuadër të komisionit të posaçëm të Refomës Zgjedhore, nga i cili kanë buruar një sërë projektligjesh që priten të shqyrtohen në ditët në vijim nga Kuvendi dhe janë depozituar.

Ne do të marrim kontaktet përmes Z.Gjiknuri dhe opozitës jashtëparlamentare lidhur me këtë nismë. Kujtoj që nisma ka të bëjë me një zgjerim të afatit të depozitimit të kandidaturave në KQZ, për pasojë ky institucion në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të ketë më shumë kohë në dobi të verifikimit, të pastërtisë së figurës së kandidatëve.

Ndërkohë, ne si PS jemi e vetmja forcë politike që këtë çështje e kemi sanksionuar në librat tonë të rregullave lidhur me një verifikim paraprak që ne bëjmë dhe do ta bëjmë edhe për kandidatët tonë për zgjedhjet e 25 prillit. Pra, për të qenë korrekt me përgjigjen, do të marrim kontakt me opozitën jashtëparlamentare dhe atë parlamentare për të dakortësuar këtë listë e cila është një listë shumë e dobishme, sepse rritja e afatit që ka KQZ për të regjistruar kandidatët mundëson që të detektojmë kandidaturat e të gjitha partive politike që mund të kenë problem ose bien në rrjetën e ligjit të dekriminalizimit, për të parandaluar zgjedhjen e tyre, ose për të parandaluar që ata të marrin votën e qytetarit” tha Balla.

Në kodin aktual, regjistrimi i kandidatëve nuk duhet të ndodhë me vonë se 50 ditë para zgjedhjeve, ndërsa regjistrimi i partive jo më vonë se 70 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputetët e qarqeve do të vlerësohen me pikë

Rama prezanton platformën e re të komunikimit brenda PS