MENU
klinika

‘Shpërthen’ kundër Berishës

Balla: Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të nisin bisedimet me BE brenda presidencës gjermane!

07.10.2020 - 17:32

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha nga foltorja e Kuvendit se lajmi për rikthimin e vizave është fabrikuar nga Sali Berisha. Sistemi ETIAS do të jetë i gatshëm më 2022.

“Prej ditësh ka një përhapje të një lajmi të rremë në mënyrë ekskluzive nga prodhuesi më i madh në Europë Sali Berisha. Është një fatkeqësi e madhe për këtë vend. Ka gënjyer me paturpësi edhe nga portqali Shkëlzeni.net, Syri Tv ku deklaron se qytetarëve shqiptarë duke nisur nga janari 2021 do kthehen vizat. Qytetarët e vendeve të programit ETIAS duhet të aplikojnë për vizë. Kjo është një gënjeshtër. Duhej bërë ky sqarim dhe delegacioni i BE. Kjo është shembulli më i qartë dhe është ndjekur nga të gjithë salinjtë e tjerë. Ajo që dua të them është që ne jemi krenar që sot jemi në një moment historik të rrugës tonë europiane. Unë jam besimplotë që Shqipëria do fillojë bisedimet dhe hapi i parë është konferenca e parë ndërqeveritare. Gjithë ngazëllimi i Lulit, Pollos, Mulit e hulit që Shqipëria do ndahet nga Maqedonia e Veriut rezultoi të ishte një lajm i rremë. Këto janë çështje që kanë vlerë gjeostrategjike. Progres raporti i djeshëm ishte përgjigja e duhur” – tha Balla.

Balla ka deklaruar se në 8 vite qeverisje, PS ka bërë 10 herë më shumë legalizime se gjatë qeverisjes së PD.

“Nuk e fsheh që Kuvendi i Shqipëirsë dhe opozita parlamentare kanë dhënë kontributin e tyre në detyrat e tyre. Meqënëse Murrizi për planifikimin e zhvillimin e territorit u mundua të kritikonte dy qeverisjet. Në qeverinë e Saliut, në Shqipëri u legalizuan 21 mijë ndërtesa. Në 7 vite të qeverisjes tonë, ne kemi bërë plot 10 herë më shumë. 210 mijë legalizime. Ajo që ka bërë PS është, jo vetëm që ndryshuam ligjin ku në ligjin e Saliut nëse nuk u legalizohej banesa, ajo u shembej pa asnjë lloj dëmshpërblimi. Me qeverinë socialiste ne kemi garantuar se nëse nuk legalizohej ndërtesa sepse është ndërtuar tek ura e trenit poshtë kabinës së energjisë elektrike, ne i kemi dhënë mundësi” – tha Balla.