Barcelona nuk arrin dot të dalë te fitorja, e katërta ndeshje radhazi. Sonte katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Alaves. Ndërsa në Francë, PSG fiton 3-0 në fushën e Nantes dhe merr kreun.
Ndeshja nuk nisi mirë për katalanasit që pësuan gol në minutën e 31′. Mbrojtja gaboi rëndë duke i dhënë mundësinë Riojas të shënojë golin e 1-0. Neto gaboi duke mos larguar topin direkt dhe sulmuesi i rrëmbeu sferën portierit duke e ndëshkuar.
Messi humbi toruan në fundin e pjesës së parë, duke gjuajtur topin në drejtim të gjyqtarit. Kryesori e toleroi duke i dhënë vetëm karton të verdhë. Pjesa e dytë solli ndryshime te Barcelona, pasi arritën të barazonin rezultatin me Antonie Griezmann.
Sulmuesi shfrytëzoi një hutim në mbrojtjen kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-1. Alavesi luajti me një lojtar më pak për 30 minuta, por sërish katalanasit nuk arritën të fitonin.
Në Ligue 1, në fitoren e PSG ndaj Nantes, protagonisti absolut i ndeshjes ka qenë Kylian Mbappe, autor i golit të dytë dhe asistit për golin e parë të shënuar nga Herrera. Sulmuesi i kampionëve të Francës është lojtari i parë që është përfshirë në realizimin e 11 golave në këtë sezon të Ligue 1: 7 gola, 4 asiste.
Goli i tretë i PSG-së është realizuar nga Sarabia. Ka shkëlqyer për miqtë edhe Keylor Navas, i cili ka pritur një penallti në minutën e 69-të, kur rezultati ishte 2-0. PSG kryeson renditjen me 21 pikë, ndërsa Nantes është në vendin e 15-të me 8 pikë.