MENU
klinika

Presidenti largohet pas 6 vitesh

Bartomeu njofton zyrtarisht dorëheqjen nga Barça

28.10.2020 - 00:55

Ka ndodhur ajo që flitej prej ditësh, në fakt që pas humbjes 8-2 me Bayern Munchen dhe pasi Messi kërkoi largimin. Josep Maria Bartomeu nuk ka pritur që të largohej nga Barcelona me ceremoni, por ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i presidentit pas një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Administrativ të katalanasve.

Ish-presidenti ka lënë postin e tij pas 6 viteve, ku do të kujtohet sidomos për problemet që krijoi në marrëdhëniet me futbollistët e se si prishi pak nga pak atë që cilësohej si një superskuadër e pandalshme.

E megjithatë, duke u larguar, në fjalët e tij të fundit si president, Bartomeu bëri lëmsh edhe futbollin në Europë. Ai deklaroi se Barcelona kishte pranuar projektin dhe priste vetëm miratimin nga Asambleja të pjesëmarrjes në Superligën Europiane, aktivitetin i cili do të zëvendësojë Ligën e Kampioneve dhe që organizohet nga vetë klubet e mëdha në kontinent.

Një deklaratë e cila padyshim ka lënë të gjithë të shtangur pasi aktiviteti as nuk ishte prezantuar publikisht dhe është vetëm në teori. Të menjëhershme kanë qenë reagimet e tifozëve të cilët kanë akuzuar Bartomeun se po luftonte traditën, ndërsa ka pasur reagim të ashpër edhe nga presidenti i La Liga, Havier Tebas.

“Sa i pafat Bartomeu, duke lajmëruar në ditën e tij të fundit pjesëmarrjen në një turne fantazëm, që do të ishte shkatërrimi i Barcelonës dhe është konfirmimi i injorancës së tij në industrinë e futbollit. Fundi i trishtë i një presidenti”, – ishin fjalët e Tebas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin