Sikurse e kishte paralajmëruar kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një konference se ministria e Jashtme e Shqipërisë do i përcjellë Beogradit një notë verbale, pas ofendimeve të Ministrit të Mbrojtejes, Aleksandër Vulin, i cili i quajti shqiptarët “ship-tar” (popull dele).
U skualifikua nga demokratët e Korçës/ Revoltohen keq banorët e Unazës së Re dhe shpërthejnë ndaj Bashës, surprizojnë Klevis Balliun: Të kishin zili. Ky është emri që kishte në dorë zgjedhjet
Drejtuesi i MEPJ, ka dërguar notën verbale, duke theksuar se Tirana zyrtare nuk ka ndërmend t`i tolerojë më.Përmes notës verbale, institucioni i MEPJ ka shprehur indinjatën e thellë ndaj gjuhës fyese dhe akuzave të pabaza,-sipas këtyre të fundit-, të Vulin drejtuar Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu, MEPJ në dokument i ka kërkuar autoriteteve serbe të reagojnë, duke u distancuar nga deklaratat e Vulin dhe të merren masa ndaj tij.
“Gjuha ofenduese dhe komunikimi i të pavërtetave në adresë të Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, nuk është mënyra e duhur për zgjidhur mospajtimet politike. Për më shumë, publikimi i deklaratave të kësaj natyre në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë i jep një karakter institucional qëndrimeve të Ministrit. Me anë të kësaj Note Verbale, dënojmë gjuhën e përdorur dhe kërkojmë distancim të qartë dhe të hapur të autoriteteve shtetërore të Serbisë nga gjuha e Ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin”, shkruhet në notën verbale të dërguar nga Shqipëria, Serbisë.
Megjithatë, reagimi i vetëm i marrë nga Beogradi zyrtar është një tjetër notë verbale, këtë herë nga Serbia ndaj Shqipërisë. Autoritetet serbe kanë thirrur ambasadorin shqiptar në Serbi, Ilir Boçka, duke i dhënë dokumentin të cilin ky i fundit nuk e ka pranuar.
“Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe