Përfaqësuesi i PD në këshillin politik thotë se PS po dëmton konsensusin.
Në një deklaratë për mediat, para nisjes së mbledhjës, Oerd Bylykbashi u shpreh se ky qëndrim i PS, duke mos i dërguar kërkesën ODIHR rrezikon edhe hapjen e negociatave.
“Ka më shumë se dy javë që opozita ka kërkuar si pikë të parë të rendit të ditës që ti drejtohemi ODIHR për çështjen e garimit të lirë të partive politike në koalicion sic janë sot.
Ka më shumë se dy javë PS refuzon ti dërgojë kërkesën ODIHR që është shkelje e 14 janarit. Me këtë veprim PS po pengon këshillin politik, nëse vazhdon më ketë rrugë dëmtohet konsensusi dhe vihet në rrezik hapja e negociatave”, u shpreh Oerd Bylykbashi.